Sokol Sadushi zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

exit.al 7 Korrik 2020, 11:59

Sokol Sadushi u zgjodh të martën zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Sadushi mori votat e të shtatë anëtarëve, 3 gjyqtarëve dhe 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote.

Meqë Gjykata e Lartë nuk ka kryetar, Sadushi do të kryejë dhe kompetencat e tij deri në emërimin e një kryetari të ri.

Shpërndaje te miqtë