Arrestohet 22-vjeçarja me Covid-19, theu karantinën

exit.al 7 Korrik 2020, 10:54

Policia ka arrestuar të martën një 22-vjeçare të infektuar me Covid-19 në Lushnje, e cila kishte thyer karantinën.

Gjatë vizitës për kontroll, policia nuk e ka gjetur 22-vjeçarën në shtëpinë e saj. ajo kishte shkuar tek prindërit në një fshat të qytetit.

Tani ajo do të hetohet për veprën penale "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, parashikuar në ndryshimet që iu bënë Kodit Penal gjatë muajve të fundit.

Shpërndaje te miqtë