Mbyllet Gjykata e Apelit Durrës, 2 gjyqtarë me Covid-19

exit.al 7 Korrik 2020, 11:23

Dy gjyqtarë të Apelit në Durrës janë infektuar me Covid-19.

Për këtë arsye, gjykata do të pezullojë punën për 2 javë, ndërkohë që i gjithë stafi i gjykatës do të testohet.

Nuk dihet ende se si janë infektuar gjyqtarët. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpërndaje te miqtë