Një aspekt i dukshëm i sofistikimit të organizatave kriminale është integrimi i të ardhurave kriminale në biznese të ligjshme dhe përfshirja e tyre në politikë-bërje.
Krimi i organizuar përdor biznese të ligjshme si “fasadë” mbrojtëse për të fshehur dhe maskuar aktivitetin dhe të ardhurat nga trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera.
Ndërkohë, në ndryshim nga më parë, tani bandat kriminale nuk e godasin më politikën dhe institucionet shtetërore. Përkundrazi, krimi ka krijuar lidhje të forta me segmente shtetërore, duke ndikuar si në politikën lokale, edhe atë qendrore.
Lidhur me veprimtarinë e grupeve kriminale në qytete, në studim theksohet:
- Në qytetin e Tiranës aktualisht mendohet të veprojnë të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme të strukturuara të cilat kanë një shtrirje kohore shumëvjeçare të aktivitetit kriminal.
- Në qytetin e Shkodrës dyshohet se veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha të cilat janë përfshirë kryesisht në trafikun e narkotikëve, armëve dhe qenieve njerëzore. Ky rreth mund të zëvendësojë “Lazaratin” dhe të kthehet në “hambarin” e ardhshëm të rritjes së kanabisit.
- Në qytetin e Durrësit diskutohet që të kenë investime shumë grupe kriminale të cilët vijnë nga i gjithë vendi, dhe ky qytet shërben deri diku edhe si pikë takimi apo edhe strehimi për shumë prej tyre.
- Organizatat kriminale që veprojnë në qytetin e Fierit mendohen të jenë ndër organizatat më të sofistikuara dhe më të qëndrueshme në të gjithë historinë e tranzicionit politik në Shqipëri.
- Në qytetin e Beratit dyshohet se kanë influencë të paktën 3 “familje” me precedentë të fortë kriminalë.
- Vrasjet e shumta në qytetin e Vlorës dyshohet se kryen për zonat e influencës në rrjetet ndërkombëtarë të narkotikëve dhe armëve në vendet e BE kryesisht në Spanjë dhe Itali.
- Në Elbasan po vihet re se format organizative të grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale përreth.
Shpërndaje te miqtë
