Socialistët, rezolutë për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje

exit.al 29 Tetor 2019, 13:20

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë për “Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Shumica socialiste argumenton se ndërhyrjet e huaja, kryesisht nga Rusia, përmes lajmeve të rreme dhe ndërhyrjes në zgjedhje, minojnë demokracinë. Në rezolutë shkruhet se aktorë të huaj kanë ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri përmes “fushatave të dezinformimit në mediat sociale, sulmet në infrastrukturën e zgjedhjeve, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë.” Disa nga zgjidhjet e propozuara nga socialistët për zgjidhjen e këtij problem janë:

 - Hartimi i një kornizë ligjore për sulmet në internet dhe dezinformimin, [..]në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë.

 - Institucionet kompetente të hartojnë masat për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja.

 - Krijimi i Task-Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale për të parandaluar fenomenin e dezinformimit dhe çdo ndërhyrje të huaj të parregullt ose financim të paligjshëm në proceset elektorale dhe demokratike në vendin tonë.