“Do të vazhdojmë me të gjitha rrugët që na njeh ligji. Do jemi në kërkim të së drejtës sonë.
Kopshti Botanik është ndërtuar si laborator kërkimor shkencor pranë Fakultetit të Shkencave që në 1965-ën dhe duam që kjo trashëgimi të vazhdojë.
Ai në fakt nuk është vetëm një laborator shkencor, por një bazë ruajtjeje për bimët endemike që po shkojnë drejt zhdukjes.”
Seanca e sotme në gjykatën Administrative të Apelit është e dyta, pasi seanca e parë më 9 tetor, dështoi pasi pala e akuzuar, qeveria, mungoi. Më shumë për vendimin e qeverisë për të transferuar pronësinë dhe administrimin e Kopshtit Botanik të Tiranës nga qeveria dhe Universiteti i Tiranës tek Bashkia Tiranë mund të lexoni këtu dhe këtu.
