- Një kompani private me aktivitet në Shkodër me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
- 10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;
- 1 apartament banimi në Shkodër;
- 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.
Policia e Shtetit lajmëroi se po heton edhe pasuri të tjera të luajtshme, të paluajtshme, dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i personave të tjerë të lidhur me to. Policia daneze arrestoi 31 persona, ndër to edhe 4 shqiptarë për trafik droge, dhe armësh. Operacioni u bë me bashkëpunimin e policisë gjermane, hollandeze, sllovene, suedeze si dhe shqiptare.
