“Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën!”
Kjo ishte kërkesa e Zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian (PE), Ulrike Lunacek gjatë një takimi me gazetarë shqiptarë në Bruksel. Zonja Lunacek tha se mendimi i saj dhe qëndrimi i PE-së për HEC-et në Valbonë i janë shprehur dhe Kryeministrit Rama. “Para çdo projekti është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi mjedisor. Por nuk ka një studim të qartë për të evidentuar se çfarë flore dhe faune ka në atë zonë”, u shpreh Zëvendëspresidentja Lunacek, duke u treguar skeptike nëse vlerësimi që po bëhet në Vjosë nga firma ndërtuese turke është në përputhje me standardet evropiane të energjisë. Në Lumin e Vjosës, lumi i fundit i egër ne Evropë, Qeveria Rama ka miratuar së fundmi, ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Projekti i këtij hidrocentrali është nisur me kërkesën e pakërkuar të një kompanie të vogël turke, Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, e cila për tre vite do të ndërtojë HEC-in, e më pas do ta shfrytëzojë atë . Ndërkohë hidrocentrali tjetër i planifikuar për tu ndërtuar në Vjosë është ai i Kalivaçit, punimet e të cilit janë pezulluar përkohësisht si pasojë e problemeve të kompanisë ndërtuese. Kundër ndërtimit të HEC-eve në Vjosë kanë qenë Parlamenti e Komisioni Evropian, organizata të ndryshme mjedisore, vendase e të huaja, si dhe ambientalistë e qytetarë të zonës. Që prej vitit 2015, në të gjitha rezolultat e PE-së e KE-së për Shqipërinë, qeverisë i është këshilluar të mos ndërtojë HEC-e mbi Vjosë, por të investojë për rigjallërimin e Parkut të Vjosës. Organizatat mjedisore, po ashtu, kanë shpjeguar se hidrocentralet mbi Vjosë do të ndikojnë negativisht në habitatet natyrore, në tërësinë e mjedisit ujor të lumit Vjosë dhe do t’i shtojë barrën e dëmshme basenit të këtij lumi. Shpërndaje te miqtëZëvendëspresidentja e PE: Mos ndërtoni HEC-e në Vjosë!
Të sugjeruara
Rama paralajmëron "ristrukturim të qeverisë dhe administratës"
12 Korrik 2017, 11:10Kamioni me 8 ton drogë, punonjësit e portit akuzohen vetëm për "shpërdorim detyre"
12 Korrik 2017, 10:20Rama për WSJ: Përse jam pro një tregu të përbashkët të Ballkanit? - Pikat kryesore
12 Korrik 2017, 09:29
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
