Siç kishte lajmëruar Exit.al, Hoyt Lee do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shkup

exit.al 29 Nëntor 2017, 17:02

Hoyt Brian Lee pritet të jetë ambasadori i ri amerikan në Maqedoni. Këtë lajm së pari e bëri publik një muaj më parë Exit.al.

Tani ai është konfirmuar nga korrespondenti në Washingon DC i rrjetit Al Jazeera, të cilit i referohet Radio Europa e Lirë në Maqedonisht.

Hoyt Lee shërben prej shtatorit 2013 në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Në këtë funksion ai ka qenë përgjegjës për marrëdhëniet me Europën Juglindore, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Ky është emërimi i parë në pozicionin e ambasadorit të SHBA-ve për Yee, çfarë përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Më parë ai ka shërbyer si numri dy i ambasadës amerikane në Zagreb.

Hoyt Lee do të zëvendësojë ambasadorin Jess Baily, mandati i të cilit mbaron në dhjetor 2017, pas tre vjetësh shërbim në Shkup.

Shpërndaje te miqtë