Si të përdorimin kimën e mbetur në një pjatë të re?

exit.al 1 Maj 2020, 08:25

Në qoftë se keni bërë një kimë me mish si salcë për makarona dhe iu ka ngelur akoma,

Jamystic iu propozon një alternativë për një pjatë të re:Patate me kimë

Pak histori

Patatja është një nga perimet që ka ndihmuar mē shumë në historinë e njerëzimit falë prodhimit të saj të bollshëm dhe konservimit të saj të mirë.

Origjina e saj është nga Andet e Amerikës së jugut ku edhe është kultivuar për herë të parë nga fiset Inkas. Atje gjenden rreth 3000 varietete jo të gjitha të konsumueshme.

Emri i saj patate vjen nga papa *me të cilën njihet në Peru dhe *babata që i thonë patates së ëmbël po në Peru.

Kryqëzimi i këtyre dy emrave dha për europianët emrin patate.

Ajo është një burim i konsiderueshëm i vitaminës C dhe është e pasur me potas dhe magnez. Është burimi primar i polifenolit bashkë me mollën.

Patate me kimë

Për 4 persona nevojiten:

  • 6 patate (të verdha)
  • 300g mish i grirë
  • 1 qepë të thatë ose 4-5 qepë të njoma
  • 2 gjethe dafinë
  • 2 vezë
  • 1 thelp hudhër ose një të njomë
  • 2 gota qumësht
  • 50g gjalpë
  • 50 g djath të emental (ose djathë që shkrin)

Në një tenxhere të thellë ziejmë patatet e qëruara me pak kripë.

Në një tigan skuqim qepën, hudhrën dhe mishin e grirë dhe i lëmë me të zjejne për 10 min duke u hedhur një gotë ujë dhe e duke e pasuruar me erëza ( dafinë kripë, piper). Nga momenti i fundit i hedhim një lugë miell dhe e trazojmë në mënyrë që masa të lidhet .

Ndezim furrën në 250 gradë.

Shtypim patatet duke shtuar qumështin e nxehtë, gjalpin dhe vezën rrahur.

Nje enë qelqi të thellë që shkon në furrë e lyejmë me vaj dhe hedhim në të gjysmën e puresë , pastaj një shtresë kime dhe përfundojmë me gjysmën tjetër të puresë.

I hedhim përsipër një përzierje vezë, djathin e grirë dhe pak gjalpë dhe e vendosim në furrë në 220 gradë për 20 min.

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at

WhatsApp Image at