JaMystic propozon sot 'Pulë me mustardë'

exit.al 28 Prill 2020, 12:55

JaMystic ju fton të provojmë së bashku një recetë shumë të thjeshtë: Pulë me mustardë.

E vetmja vështirësi e kësaj recete është të gjeni mustardë franceze. Por ju siguroj, që po të kërkoni në ndonjë dyqan pak më të specializuar e gjeni.

Për 4 persona nevojiten:

  • 1 pulë mesatare (unë e zgjedh me lëkurë të verdhë);
  • 2 qepë të shëndetshme;
  • 2 thelpinj hudhër;
  • 3-4 gjethe dafinë;
  • 3-4 degë trumzë;
  • 1 kub koncentrat pule;
  • 3 lugë gjelle mustardë;
  • 6-7 kokrra patate;
  • Piper e kripë;
  • Enë qelqi me kapak që shkon në furrë.

Ndezim furrën në 250 gradë

Qërojmë patatet , qepët dhe hudhrat dhe i presim në copa të plota.

Pulën e pastrojmë nga pjesët e dhjamura dhe me një letër thithëse i fshijmë lëkurën e barkut dhe e vendosim në qendër të enës së qelqit.

E lyejmë me një shtresë të trashë mustarde gjithë sipërfaqen e barkut .

Rreth e rrotull i vëmë patatet, hudhrat, qepët dhe u hedhim përsipër pak kripë e piper dhe një fije vaj ulliri.

Në një gotë me ujë të ngrohtë tresim kubin e koncentratit të pulës dhe e hedhim sipër perimeve.

Infiltrojmë edhe gjethet e dafines dhe të trumzs dhe i vëmë kapakun.

Ena e mbuluar futet në furrë për dy orë në 200 gradë.

Jamystic ju këshillon : Një pjatë e shijshme del kur përzgjedhim produkte të mira.

Përkujdesuni të zgjidhni një pulë cilësore dhe sidomos patatet të përdoren ato që brenda e kanë brumin e verdhë.

 

 

[caption id="attachment_81970" align="alignnone" width="1280"]WhatsApp Image at Foto gjatë gatimit[/caption]

[caption id="attachment_81969" align="alignnone" width="1280"]WhatsApp Image at Foto gjatë gatimit[/caption]