Biskota me çokollatë për kafen e mbasdites

exit.al 29 Prill 2020, 15:59

JaMystic sot do t'ju propozojë diçka për orët e mbasdites: cookies (biskota) me çokollatë

Pak histori

Fjala Cookies vjen nga hollandishtja koekje (biskotë e vogël) e cila u fut në kulturën amerikane nga kolonët hollandez atje. Kjo recetë ka 5 përbërës kryesorë.

Për 4-5 persona nevojiten:

  • 120 g gjalpë (në temperaturë ambjenti);
  • 120 g çokollatë;
  • 180g sheqer;
  • 180g miell;
  • 1 vezë;
  • ½ lugë çaji sodë buke.

Ngrohim furrën në 200 gradë.

Në një enë qelqi, rrahim gjalpin e butë me sheqerin derisa të bëhet një krem i njëtrajtshëm dhe shtojmë aty vezën duke vazhduar përzierjen.

Shtojmë çokollatën në copa të vogla dhe e përziejmë.

Në masën e miellit përziejmë sodën e bukës dhe gradualisht e hedhim tek kremi i përftuar.

Përzierja vazhdon deri sa të përfitojmë një masë homogjene dhe e trashë.

Në një letër pjekjeje vendosim me lugë të vajosur në hapësirë nga njëra tjetra brumin e biskotave dhe i pjekim ato në 180 gradë për 20-25 min. Jo më shumë , sepse bëhen të forta.

Jamystic këshillon: Personalisht kur bëj këto biskota e dyfishoj masën, kështu që një pjesë e brumit që ngelet vë në ngrirje për një rast të dytë.