Si të gatuajmë tartë me dardhë?

exit.al 22 Maj 2021, 09:22

JaMystic nuk iu ndahet ëmbëlsirave. Kjo recetë është e parezistueshme.

Në familjen tonë nuk arrin të ndahet nëpër pjata, por konsumohet në çast.

Tartë me dardhë

Pak histori

Ka shumë varietete dardhësh, por jo të gjitha janë të ngrënshme.

Dardha e ka origjinën nga Azia ( Kina) por emri i saj vjen nga latinishtja "pyrus".

Dardhat janë një fryt shumë i pasur me fibra. Ato janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj.

Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin që ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

Përveç të gjitha këtyre cilësive ajo është edhe e shijshme

Për 4 persona:

  • 1 petë sfoljatë
  • 1 vazo (200g ) pure molle JaMystic
  • 30 g gjalpë
  • 30 g sheqer
  • 4 dardhë Williams

Ndezim furrën në 200 gradë. Në një formë apo tepsi vendosim letër pjekjeje dhe petën sfoljatë e pickojmë me pirun që të mos fryhet gjatë pjekjes. Shtrojmë purene e mollës mbi gjithë bazën në mënyrë të njëtrajtshme.

Qërojmë dardhët dhe i presim ( duke iu hequr zemrën) në formë gjysëm hëne.

I vendosim ato duke krijuar rrathë nga më i gjeri deri tek më i ngushti duke përfunduar në qendër. Përfitojmë kështu një formë luleje.

I hedhim në mënyrë të njëtrajtshme sheqerin dhe gjalpin në copëza në të gjithë sipërfaqen. Përveshim anët e petës në formë gërsheti dhe e fusim në furrë në 200 gradë.

[caption id="attachment_84055" align="alignnone" width="1280"]WhatsApp Image at Tartë me dardhë nga JaMystic[/caption]