Shtyhet për herë të dytë seanca për dosjen 184

exit.al 29 Janar 2021, 14:24

Është shtyrë për herë të dytë seanca gjyqësore për dosjen 184, e njohur si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Vendimi erdhi pas kërkesës së përfaqësuesve të Partisë Demokratike për të ndryshuar gjyqtarin. Seanca e rradhës do të mbahet me 12 shkurt.

Pasi mbylli hetimet një muaj  më parë, Prokuroria ka ngritur akuzë vetëm për 4 persona ndërsa për pjesën tjetër të të dyshuarve të përfshirë në këtë çështje është kërkuar pushimi i çështjes.

Konkretisht të pandehur janë:

  1. Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;
  2. Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;
  3. Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre
  4. Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve

Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, me argumentin se për këta persona është parashkruar vepra penale e shitblerjes së votave pasi kanë kaluar 3 vite.

Kujtojmë se PD, e ka ankimuar vendimin dhe kërkon të vihen përballë ligjit të gjithë persona e përgjuar në këtë dosje.

Prokuoria ka akuzuar 4 të pandehurit për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. Shpërdorimi detyrës sipas nenit 248 ka një marzh dënimi deri në 7 vite ndërsa kanosja e zgjedhësve nga një vit deri në katër sipas nenit 329 të kodit penal.

 

Shpërndaje te miqtë