Shtyhen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve

exit.al 8 Maj 2020, 11:06

Ministria e Arsimit vendosi të premten shtyrjen pa afat të zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve të planifikuara për tu zhvilluar më 12 qershor.

Shkak për shtyrjen e zgjedhjeve është bërë pandemia e Covid-19 dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor 2020.

Siç Exit News ka shkuar më parë, zhvillimi i zgjedhjeve më 12 qershor ishte i paligjshëm.

Më poshtë, Exit News ka siguruar vendimin e Ministrisë për shtyrjen e zgjedhjeve.

[caption id="attachment_83281" align="alignnone" width="620"]Urdhëri i Ministrisë së Arsimit Urdhëri i Ministrisë së Arsimit[/caption]