Shtyhet deri në 25 shtator afati për pagën e luftës

exit.al 2 Shtator 2020, 18:50

Qeveria ka shtyrë deri më 25 shtator afatin për përfitimin e pagesën e luftës, sipas dy paketave të miratuara në mars dhe prill 2020.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Tatimeve, 2325 punonjës nuk kanë marrë pagesën si pasojë e gabimeve në llogaritë bankare.

Ndër to 1803 punonjës nuk kanë kryer korrigjimin e të dhënave dhe 522 punonjës kanë probleme me llogarinë nga paketa e parë.

Listen e personave të cilët duhet të korigjojnën të dhënat e gjeni këtu.

Shpërndaje te miqtë