Austria alarm për udhëtimet nga Ballkani Perëndimor, rekomandon austriakët të kthehen në atdhe

exit.al 1 Korrik 2020, 12:39

Austria nuk do të lejojë udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në vend pa karantinë dhe ka parajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt 6 shteteve, mes të cilave dhe Serbia e Mali i Zi, të cilat u klasifikuan nga BE si 'vende të sigurta'.

Austria ka futur Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut në nivelin e 6-të të alarmit për Covid-19, niveli më i lartë i alarmit.

Përfshirja në nivel, do të thotë se austriakët që jetojnë në këto vende rekomandohen të kthehen në Austri.

Lajmin e bëri publik Ministria e Punëve të Jashtme austriake.

Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg tha se në vend janë gjetur persona me Covid-19 që kanë ardhur nga vendet e Ballkanit.

Ministria e Jashtme tha se 'paralajmërimet për të udhëtimet', që do të thotë udhëtarëve nga ato vende u kërkohet të shkojnë në karantinë për 14 ditë ose të tregojnë një test koronavirusi negativ.

Ky vendim i Austrisë për Ballkanin Perëndimor vjen në momentin kur Bashkimi Europian po këshillon hapjen e kufijve dhe rilejimin e udhëtimeve.

Po ashtu, vendimi bie ndesh me rekomanimin e BE-së për të lejuar udhëtimin e serbëve dhe malazezë në vendet e BE-së.

Shpërndaje te miqtë