Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje për shqiptarët në Luginën e Preshevës

exit.al 4 Dhjetor 2020, 18:56

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan të premten, disa marrëveshje për të rritur bashkëpunimin mes shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi dhe të Luginës së Preshevës. Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj, ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Një prej marrëveshjeve parashikon nisjen e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ministrja e Kosovës Haradinja u shpreh se qëllimi i marrëveshjes për fondin është adresimi i kërkesave për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Ne sot kemi nënshkruar për ngritjen e grupit punues për fondin mbështetës për shqiptarët e Malit të Zi. Sot me qëllimin e përbashkët për adresimin e kërkesave për shqiptarët e Luginës në Preshevë, në Prishtinë u nënshkrua pakti për Medvegjën”, tha ajo. Ndërsa ministri Cakaj u shpreh:

“Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetje financiare për shqiptarët e Malit të Zi, marrëveshja e spektrit politik në Luginën e Preshevës ku kemi një dakordim që sa i përket Medvegjës partitë politike shqiptare do të flasin me një zë.

Tashmë ne kemi filluar një aksion diplomatik për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”

Shpërndaje te miqtë