Rama viziton Lezhën, inaguron shkollën që u dëmtua nga tërmeti

exit.al 4 Dhjetor 2020, 18:45

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten Lezhën, për të inaguruar shkollën e saporindëruar 'Llesh Nik Daka' dhe për të parë nga afër kantierin e pallateve të reja për familjet që humbën shtëpinë nga tërmeti.

Bashkë me ministrin e Rindërtimit, Rama tha se shkolla është gati për të pritur rreth 500 nxënës.

Ai theksoi se punimet e shkollës janë ‘sipas standardeve europiane, njësoj si në shkollat e Bashkimit Europian’.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë vizitës në kantierin e ndërtimit të pallateve, tha se aty do të strehohen 184 familje.

Shpërndaje te miqtë