Shpend Ahmeti dorëhiqet nga Vetëvendosja

exit.al 7 Mars 2018, 22:49

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka qenë njëri prej figurave më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit.

Ahmeti, përmes një letre publike bëri të ditur arsye e vendimit të tij. Ai shkruan se “nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia.

Ai shprehet se “nuk kam hyrë në Vetëvendosje për të luftuar me njëri tjetrin brenda organizatës duke forcuar kështu klasen e tejkaluar politike”.

Ahmeti shpreh pakënaqësinë dhe zhgënjimin me politikën aktuale në Kosovë. Ai shkruan se “vazhdojmë të udhëhiqemi nga një klasë politike e paaftë të ballafaqohet me sfidat e shtetit tonë. Pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë, nuk kemi se si të mos reflektojmë mbi atë se çfarë do të mund të ishte ky shtet po të kishim arritur të bëjmë ndërrimin e gjeneratave politike, jo për nga mosha por nga mendësia”.

Shpërndaje te miqtë