Shoqatat e Transportit kërkojnë heqje të akcizës së naftës dhe ulje të TVSH-së

exit.al 8 Qershor 2020, 14:43

Shoqatat e Transportit protestuan në të gjithë vendin duke kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e pragut të TVSH në 6%.

Shoqatat pohuan se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, por theksuan se janë drejt falimentit pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti

“Të hiqet akciza e naftës. Të ulet pragu i TVSH në 6 %, e kemi 20%. Jemi drejt falimentit. Nëse nuk do merren parasysh kërkesat tona do vijojmë përshkallëzimin e protestave. Kemi marrë 100 euro në muaj nga shtetit. Me 100 euro në muaj nuk mbahen familjet. As për letra higjienike nuk dalin.”

Të shtunën, Shoqatat i kërkuan qeverisë rifillimin e aktivitetit, për shkak se kanë pasuar humbje gjatë pandemisë së COVID-19. Ata paralajmëruan përshkallëzim të qëndrimeve, në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.