Shoqata e Transportit sfidë Veliajt: Menaxho autobusët për 6 muaj

exit.al 14 Korrik 2020, 13:08

Shoqata e Transportit Publik deklaroi se janë të gatshëm të vendosin në dispozicion të Bashkisë Tiranë të gjithë autobusët sëbashku me stafin për një periudhë 6 mujore, si një zgjidhje për daljen nga falimenti.

Në një letër drejtuar kryebashkiakut Erion Veliajt, Shoqata shprehet se frekuentimi i ulët i transportit urban po i çon drejt falimentit. Ata paraqitën dy zgjidhje:

  1. Vënie në dispozicion të Bashkisë për një afat 6 mujor të të gjithë autobusëve, stafit dhe mjeteve të tjera të nevojshme për ofrimin e këtij shërbimi
  2. Qeveria e Bashkia të mbulojnë shpenzimet (lekë/kilometër të përshkruar) sipas modelit europian për kapërcimin e situatës së Covid-19 deri në përfundimin e pandemisë.

Më herët, Shoqata kërkoi faljen e taksave të bashkisë dhe shtyrjen e taksave qendrore. Ata i kërkuan shtetit ti japi ndihmë finaciare për të përballuar situatën.

Shpërndaje te miqtë