Shoqata e të Verbërve peticion, kërkon pagimin e detyrimeve të prapambetura

exit.al 25 Prill 2016, 11:08

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë i kërkoi sot, qeverisë të paguajë detyrimet e prapambetura që kapin vlerën e 200 mijë lekëve për çdo të verbër. Drejtuesit e shoqatës shpjegojnë se kjo prapambetje është krijuar si pasojë e mosindeksimit dhe gabimeve në llogaritje të pagesave të paaftësisë që prej vitit 2006.

Në peticionin drejtuar ministrit Klosi, ministrit Ahmetaj dhe kryetarëve të Bashkisë, të verbërit kërkojnë dhe sigurimin e transportit urban falas.

Shpërndaje te miqtë