Për linjat Rethqytetase eshte vendosur tarifa 150 leke per orar pavarsisht nga koha e qendrimit te automjetit.
Per linjat nderqytetase brenda 50 km tarifa e orarit do te jete 300 leke.
Per linjat nderqytetase mbi 50 km tarifa e nisjes do te jete 500 leke per orar nisje pavarsisht orarit te qendrimit ne terminal.
Në 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e një terminali për qendrimin e autobuzave në Korcë. Termimali i autobuzave, me një kosto prej 2.8 milion euro u ndërtua nga kompania Korsel.al. Kjo kompani do të menaxhojë edhe terminalin. Sipas projektit, në terminalin e Korçës do të qendrojnë 500 autobuza dhe furgona me kapacitet 60-80 mijë pasagjerë në vit. Në zonën e terminalit, do të ketë mjedise pritjeje, hotel, bar-restorant, lavazh dhe biletari, të cilat do të shfrytëzohen nga kompania koncesionare. Sipas Korça Report, ndërtimi i terminalit ka hapur edhe një konflikt që po ndiqet në rrugë gjyqësore për çështjen e pronësisë të tokës.
