Gjykata e Tiranës dënon me burg ish-efektivin e RENEAs

exit.al 17 Maj 2021, 11:46

Gjykata e Tiranës dënoi me burg policin e RENEA-s dhe personin Dedë Nimani, për trafikun e 1 kilogramë kokainë. Ndërsa u dënua me arrest shtëpie Luan Gaçi. Gjate seancës gjyqësore Nimani u shpreh se shiste drogë për të jetuar. Ai tregoi se kokainën e ka blerë në zonën e Plepave në Durrës:

“Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtet dhe së bashku kemi shkuar deri në Plepa. Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj, per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rrugës së Ndroqit. Pasi e kam blerë drogën kam dalë në rrugë dhe që të mos bie ne sy, kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makine të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar”.

Nimani morri të gjithë përgjegjësinë mbi vete:

“Kam hipur në këtë makinë, pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime. Në rrugë kur kam parë makinën e Luanit të ndaluar i kam thënë këtij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri në Tiranë do të vija me Luanin”.