Nga “3 239 666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) …” u bë “… 2 239 666 018 (dy miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) ….”, sipas vendimit të qeverisë.
Nga ky fond mbi 700 milionë lekë do t’i kalohen Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe mbi 1 miliardë lek Bashkisë Tiranë. Qeveria ka ulur me 50 përqind fondin i rindërtimit për banesat individuale, nga 8 miliardë lekë të miratuara në mars 2020, në 4 miliardë lek të miratuar në 23 shtator. Nga këto 2 miliardë i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga 4 miliardë të parashikuara. Shpërndaje te miqtëShkurtohet buxheti i rindërtimit për vitin 2020
Qeveria ka ulur fondet për programet e rindërtimit të parashikuara në vitin 2020. Qeveri nuk ka dhënë shpjegim për këtë ulje, por me gjasa kjo ka ndodhur për shkak të kohës së shkurtër për zbatimin e këtyre fondeve, deri në fudn të 2020-ës.
Kështu qeveria ka ulur me 1 miliardë lekë fondin për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë, për vitin 2020.
Të sugjeruara
160 mësues dhe 100 nxënës të infektuar me Covid-19 në të gjithë vendin
26 Shtator 2020, 12:59Gjykata lë në burg një prej drejtuesve të trafikut të refugjatëve sirianë në Shqipëri
26 Shtator 2020, 12:43PD denoncon abuzimin me fondet e rindërtimit në Durrës
26 Shtator 2020, 11:45
Bjarke Ingels është kopjues patetik
2 Tetor 2026, 10:02
