Gjykata lë në burg një prej drejtuesve të trafikut të refugjatëve sirianë në Shqipëri

exit.al 26 Shtator 2020, 12:43

Gjykata e Pogradecit la në burg qytetarin afgan Rezo Agbari dhe shqiptarin Xhosias Hoxha të akuzuar për trafikim klandestinësh. Ata u arrestua më 23 shtator nga policia e Korcës.

Gjykata ka kërkuar gjetjen e identitetit të vërtet të afganit, pasi ai është kapur disa herë nga policia e Frontex, me emra të ndryshëm.

Policia e Korcës dyshon se ky është personi kryesor që trafikonte refugjatë nga kampet e Greqisë, në vendet e BE-së, përmes Shqipërisë.

Shpërndaje te miqtë