"Media si industri dëmtoi median si besueshmëri, që për një gazetar shihet si investimi më afatgjatë. Kjo rrugë e shkurtër e medias dhe raporti me politikën, deformimi i realitetit për qëllim të caktuara, apo qoftë edhe nevoja për mbijetesë apo për të bërë luftë të pandershme ka çuar te humbja e besueshmërisë te publiku"— shpreh Shkullaku.
Ai shtoi se "në rrugën e tranzicionit të gjatë shqiptar shumica e mediave zgjodhën rrugën e shkurtër për të mbijetuar. Duke u vënë në shërbim të politikës. Nuk është çudi në një vend si Shqipëria ku pjesa më e madhe e parave vijnë nga buxheti i shtetit; tenderë apo prokurime publike". Ndërsa për cilësimin e medias si “kazan” nga Kryeministri, ai u shpreh se:"Rama do të barazojë mosbesimin dhe gati përbuzjen që publiku ka ndaj klasës politike në përgjithësi me humbjen e besueshmërisë ndaj mediave. Shfrytëzon koeficientin e lartë të pakënaqësisë për të relativizuar kritikat ndaj qeverisë".
Shpërndaje te miqtë
