Shkon në 34 numri i viktimave nga Covid–19

exit.al 5 Qershor 2020, 23:12

Nje grua 85 vjeçare e sëmurë me Covid19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 qershorit, duke e çuar në 34 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Ajo vuante nga sëmundje kronike të zemrës dhe nga tensioni i lartë.

Gruaja ndërroi jetë për shkak të përkeqësimit të vazdueshëm të zemrës dhe mushkërive, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.