Shkodër, arrestohen 2 persona për trafik të 14 emigrantëve të paligjshëm

exit.al 10 Shtator 2020, 12:50

Policia e Shkodrës arrestoi dy persona për trafik të paligjshëm emigrantësh, të enjten (10 shtator).

Dy të arrestuarit, 22 vjeç dhe 19 vjeç po transportonin 14 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

Policia njoftoi se emigrantët kihsin paguar nga 120 euro secili për kalimin e kufirit.