Emërohen dy zëvendësministrat e rinj të drejtësisë

exit.al 10 Shtator 2020, 09:40

Kryeministri Edi Rama ka emëruar zëvendësministrat e rinj të Drejtësisë, Adea Pirdeni dhe Klajd Karameta, në postet e mbetura vakante pas largimit të Toni Gogut dhe Fjoralba Cakës.

Toni Gogu u largua pasi u bë kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa të Fjoralba Caka dha dorëheqjen pak kohë më parë për arsye personale.

Prezantimi i Pirdenit dhe Karametës u bë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të mërkurën.