Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta për shtetësinë

exit.al 9 Shtator 2020, 12:16

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtetësinë, në mbledhjen e së mërkurës.

Presidenti Meta rikthehu në Kuvend, më 15 gusht ligjin për shtetësinë, me arsyetimin se:

1 —Parashikimet e ligjit për të drejtat dhe detyrimet për të aplikuar për nënshtetësinë shqiptare është në kundërshtim me nenet “19 dhe 92, shkronja “c” të Kushtetutës”.

2 —Nuk ka patur një konsultim të mirëfilltë me institucionet përgjegjëse në trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.

3 - Ligji i miratuar nga Kuvendi ka ndryshime të mëdha në krahasim me draftin e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe institucioni i Presidentit.