- Më 18 qershor, Mehdi Kavaja, pronari i një servisi për makinat, u vra me plumb në kokë.
- Më 15 korrik, Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvana Ndoci bashkëshortja e tij, u vranë brenda makinës së tyre.
- Më 10 gusht, Fatbardh Lici u vra me breshëri plumbash gjatë ditës në një lokal. Bici ishte kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i forti i Shkodrës.
- Më 1 shtator, biznesmeni Arjan Ferracaku u ekzekutua në zonën e Livadhës.
- Prej 10 ditësh Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj rezultojnë të zhdukur.
Të gjithë ekzekutimet janë bërë me armë zjarri dhe autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë. Nisur nga këto atentate mafioze dhe rrethanat e tyre, por dhe për shumë vrasje e krime të tjera gjatë muajve të fundit, mund të hamendësohet se në Shqipëri:- Krimi i organizuar po bëhet më i fuqishëm, dhe më i dhunshëm, duke vënë në rrezik dhe jetën e qytetarëve.
- Policia është krejtësisht e paftë për të siguar rendin, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale e për arrestuar autorët.
Shpërndaje te miqtë
