“Është statistikisht e miratuar botërisht parandalimi kursen gjithmonë më shumë se sa dyfishin.”
Nuk dihet se çfarë nënkupton Kryeministri me termin “statistikisht e miratuar”, por ajo që sugjerojnë, pa asnjë përjashtim, analizat statistikore dhe studimet botërore është që kontrollet e përgjithshme të popullsisë nuk kanë asnjë ndikimin në uljen e rrezikut të sëmundjeve dhe në uljen e vdekjeve. Kjo është edhe arsyeja që Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i rekomandon kontrollet e përgjithshme shëndetësore të popullsisë, as edhe për vendet me shërbim të dobët shëndetësor.Shkenca e rreme e Kryeministrit konçesionist
Në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të mbrojtur konçesionet e dyshimta që po japin çdo ditë, qeveritarët po provojnë cdo lloj argumenti dhe manovre.
Kohët e fundit, në mënyrë të dëshpëruar, Kryeministri Rama dhe Ministri Beqaj po prodhojnë referenca të rreme shkencore në mbështetje të konçesionit të kontrollit të përgjithshëm shëndetësor të popullsisë.
Pas një pseudoanlize, me referenca të gënjeshtërta, hedhur në publik para disa ditësh nga Ministria e Shëndetësisë që pretenndonte për shpëtim qindra jetësh dhe kursim miliona eurosh nga kontrolli, të enjten ishte rradha e vetë Kryeministrit të bënte shkencëtarin.
Duke folur në Kuvend, ai deklaroi:
Të sugjeruara
Projektligj i ri për ndërtuesit, banesat shiten pas hipotekimit
29 Janar 2016, 17:25Socialistë të bashkuar rreth konçesioneve
30 Janar 2016, 10:29Profesionistët e lirë kundër pagave referuese për sigurimet shoqërore
29 Janar 2016, 12:02
Nga Laguna te Lana: Çfarë Na Tregon Revolucioni i Flamingove për Modelin Rama të Turizmit
12 Qershor 2026, 12:14
