Shkarkohet nga detyra mjeku, denoncoi mungesën e veshjeve speciale në spital

exit.al 30 Dhjetor 2020, 12:39

QSUT ka shkarkuar nga puna mjekun Ilir Allkja për shkelje të Kodit të Etikës. Sipas një dokumenti zyrtar, drejtori i QSUT Enkelejd Joti argumetoi se mjeku Allkja ka shkelur rëndë etikën duke përhapur informacione të pavërteta.

“Mjeku Allkja ka dezinformuar publikun me deklarata. Deklarimet e tij ishin të rreme, kjo ka përhapur panik”

WhatsApp Image at WhatsApp Image at Mjeku Allkja denoncoi përmes një videoje të shpërndarë në Facebook mungesën e veshjeve të posaçme. Ai pohoi se është vetëizoluar pasi vizitoi disa pacientë të dyshuar me koronavirus pa patur masa mbrojtëse. Shpërndaje te miqtë