Shkarkohen krerët e doganave në Sarandë, Fier e Vlorë

exit.al 24 Nëntor 2015, 17:49

Sot u shkarkuan nga detyra drejtorët e doganës në Sarandë, Fier dhe Vlorë me motivin për performancë të dobët. Pak ditë më parë, vetë Kryeministri Rama shkarkoi rreth 15  drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatime në Tiranë. Tre drejtorët e rinj janë Artan Sulejmani, Mirarbër Teneqexhi dhe Edison Konomi.

Doganat vijojnë të jenë problematike në mbledhjen e të ardhurave. Sipas raportit të të ardhurave për muajt Janar-Tetor 2015, janë mbledhur rreth 11 miliardë më pak të ardhura, nga cfarë ishin planifikuar. Deri në fund te vitit, pritet që ky mosrealizim të thellohet.