Shiu përmbyt Tiranën, rrugët e kryesore bllokohen nga uji

exit.al 6 Qershor 2020, 16:17

Reshjet e shiut shkaktuan probleme serioze gjatë kësaj të shtune në kryeqytet. Qarkullimi i makinave u bë thuajse i pakalueshëm në disa rrugë kryesore si rruga Rrugën Bardhyll dhe te zona e Xhamllikut, Rruga e Elbasanit, të cilat kaluan edhe situata përmbytjeje.

Problematike për Tiranën vazhdon të mbetet fryrja e Lumit Lana, që në fund të Bulevardit Gjergj Fishta rrezikoi edhe daljen nga shtrati.