3 pallate dhe 3 hotele të shembura në Durrës

exit.al 26 Nëntor 2019, 13:01

Bashkia Durrës, thotë për portalin “DurrësLajm” se janë shembur 3 pallate dhe 3 hotele në zonën e plazhit. Bashkia ka ngritur shtabin e emergjencës tek Stadiumi i qytetit.

Durrësi është qyteti më i prekur. Deri  më tani raportohen 7 të vdekur dhe 176 qytetarë kanë marrë ndihmë në Spitalin e Durrësit.