“Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën.
Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës.
Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.”
Të mërkurën u bë publik fakti që Sinan Idrizi po hetohet në Turqi për mashtrim financiar. Ai është paditur nga sipërmarrësi i njohur turk Adnan Polat. Polat akuzon Idrizin se i ka marrë $3,5 milionë si garanci për blerjen e kompanisë koncesionare të markimit të naftës në Shqipëri, GFI Albania, në vitin 2016. Blerja e kompanisë nuk u finalizua asnjëherë, por Idrizi ka refuzuar t’ia kthejë paratë mbrapsht. Për të lexuar rrjedhën e plotë të ngjarjeve klikoni këtu.
