SHBA vlerëson vaksinën e Moderna-s si të sigurt dhe efektive

exit.al 15 Dhjetor 2020, 18:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të sigurtë dhe efektive vaksinën e Moderna-s.

Vlerësimi i SHBA vjen një ditë pasi SHBA-ja nisi procesin e vaksinimit me vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Nëse paneli i vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), e miraton vaksinën e moderna-s, kjo mund të bëhet vaksina e dytë kundër koronavirusit që lejohet për përdorim në Shtetet e Bashkuara.

Pandemia në SHBA ka infektuar më shumë se  16 milion persona dhe ka vrarë afër 300,000 njerëz në të gjithë vendin.

Shpërndaje te miqtë