Minatorët sigurojnë mijëra firma për Statusin e Minatorit

exit.al 15 Dhjetor 2020, 17:47

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Buqlizës(SMBB) kanë vijuar edhe të martën me mbledhjen e firmave për ‘Statusin e Minatorit’.

Prej dy ditësh SMBB është në Tiranë në disa pika kryesore të qytetit për të mbledhur firma. Firmosjes së peticionit i janë bashkuar qyetarë të Tiranësm, ish minatorë dhe studentë.

Deri më tani minatorët kanë mbledhur mbi 7 mijë firma, nga të cilat 4 mijë janë mbledhur në qytetin e  Dibrës.

Firmosja e peticionit në Tiranë do të vazhdojë edhe të mërkurën ën Tiranë.

[caption id="attachment_118516" align="alignnone" width="600"]o o[/caption]

Prej tre javësh minatorët kanë mbledhur firma në disa qytete të Shqipërisë, si Ballsh, Përrenjash, Pogradec, Korçë, Bulqizë, Kukës, Fier, Librazhd.

Më 1 dhjetor, SMBB nisi një peticion për t’i kërkuar Kuvendit miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Minatorët kanë 4 kërkesa drejtuar Kuvendit:

  1. Sigurimin e jetës për minatorët
  2. Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
  3. Rritjen e pensioneve për minatorët
  4. Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët

 

Shpërndaje te miqtë