SHBA-të ofrojnë incentiva në këmbim të vaksinimit

exit.al 1 Maj 2021, 17:50

Disa shtete dhe qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHBA kanë vendosur dhënien e stimujve ekonomikë për këdo që do te vaksinohet. Vendimi erdhi pas ngadalësimit të procesit të vaksinimit kundër Covid-19, në vend.

Zyrtarët po përdorin stimuj të tillë si bonose kursimi, një pije falas ose karta me një shumë parash dhuratë, për të motivuar amerikanët të vaksinohen kundër COVID-19.

Përshembull, shteti i Virginias Perëndimore vendosi dhënien e 100 dollarëve në bono kursimi për personat e moshës 16 deri 35 vjeç, për të rritur numrat e vaksinimit të shtetit.

Connecticat po mendon të ofrojë pije dhe ushqim falas nga data 19 deri në 31 maj për personat që vaksinohen.

Çikago ka propozuar për personat e vaksinuar plotësisht, akses të veçantë në aktivitetet artistike dhe sportive të verës dhe oferta speciale në sallonet e kujdesit personal.

Detroit po ofron karta debiti me 50 dollarë parapagim për këdo që sjell një person tjetër për tu vaksinuar.

55.4 përqind e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe 39 përqind janë të vaksinuar plotësisht.