Përditësimi 1 maj: 100 raste të reja dhe 2 humbje jete

exit.al 1 Maj 2021, 17:24

100 raste të reja dhe 2 humbje jete u shënuan në vend, gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministri e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.

834 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (1 Maj 2021)

Raste të reja ditore 100

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2962

Testime totale 638,671

Raste pozitive 131,185

Raste të shëruara 110,172

Raste Aktive 18,617

Humbje jete 2,396

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15317

Fier 1150

Durrës 272

Shkodër 480

Korçë 349

Gjirokastër 265

Vlorë 256

Elbasan 134

Kukës 117

Dibër 103

Berat 97

Lezhë 78