OBSH miraton përdorimin e vaksinës Moderna

exit.al 1 Maj 2021, 17:35

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH të premten miratoi përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusin për përdorim urgjent.

Kjo do të thotë se vaksina mund të jetë pjesë e nismës COVAX, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për tu shpërndarë në të gjithë botën.

Deri më sot, 3 vaksina kundër koronavirusit kishin miratimin e OBSH-së, Pfizeri, Johnson & Johnson dhe dy versione të vaksinës AstraZeneca.

OBSH rekomandoi përdorimin e vaksines Moderna për personat mbi moshën 18 vjeç, pasi u zbulua se ishte mbi 94% efektive.

Drejtuesi i kompanisë Moderna, u shpreh këtë javë se "po merrte pjesë aktive në diskutime me organizata shumëpalëshe, të tilla si COVAX, për të ndihmuar në mbrojtjen e popullatave në të gjithë botën".

Ndërsa, miratimi i përdorimit të vaksinave kineze Sinopharm dhe Sinovac pritet të ndodhë në javët e ardhshme, sipas OBSH-së.