SHBA drejt miratimit të vaksinës së dytë kundër Covid-19

exit.al 18 Dhjetor 2020, 09:52

SHBA-të mund të miratojnë përdorimin e vaksinës së dytë kundër Covid-19 nga kompania Moderna.

Grupi këshillimor pranë Agjensisë për Ilaçet në SHBA votoi me 20 vota pro dhe asnjë kundër për përdorimin e vaksinës nga Moderna.

Javën e kaluar SHBA-të miratuan vaksinën e kompanisë Pfizer/Biotech dhe një ditë më pas filloi vaksinimi i popullsisë.

Pandemia në SHBA ka infektuar më shumë se  16 milion persona dhe ka shkaktuar afër 300,000 viktima në të gjithë vendin.

 

Shpërndaje te miqtë