Avokatura e Shtetit kërkon studio ligjore për çështjet në arbitrazh

exit.al 18 Dhjetor 2020, 09:32

Avokatura e Shtetit ka hapur garën për studio ligjore, të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në çështjet e arbitrazhit. Në një njoftim zyrtar Avokatura e Shtetit shkruan:

Komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me urdhrin nr.196, datë 03.12.2020 të Avokatit të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së kontraktimit e përzgjedhjes së avokatit/studios së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedure”

Në njoftim nuk bëhet e ditur çështja për të cilën Avokatura e Shtetit kërkon mbrojtje ligjore. Kërkesa erdhi pak kohë pasi, India Power Solar e cila fitoi dy vite më parë garën për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë kundërshtoi  anulimin e kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Shteti shqiptar është paditur gjithashtu në Gjykatën e Arbitrazhin në Uashington nga Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve. Shpërndaje te miqtë