SHBA dhe BE mbështesin reformën në drejtësi

exit.al 13 Nëntor 2015, 16:56

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin deklaruan sot mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi. Zoti Lu dhe Zonja Vlahutin thanë se është koha që të largohen nga sistemi deputetët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Sipas ambasadorit Lu “kjo është një reformë e rëndësishme se për herë të parë do të ndërmarrë hapa për të eliminuar gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të papaftë nga sistemi i dretësisë”.

Ndërsa ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin deklaroi: “Ka ardhur koha për ndryshime radikale dhe shpresoj që kjo reformë t’i sjellë”. Ajo siguroi zyrtarët shqiptarë se Bashkimi Europian e mbështet reformën dhe kërkon përfshirjen e të gjithë palëve në këtë proçes.

Ambasadorët i bënë këto deklarata në takimin konsultativ për reformën në drejtësi mes Ministrit të Drejtësisë, përfaqësueve ndërkombëtare dhe grupeve të interesit.