Sërish përmbytje në vend

exit.al 16 Janar 2016, 11:59

Reshjet e shumta të dëborës dhe të shiut në vend kanë shkaktuar përmbytje në rrethin e Kukësit, Lezhës, Laçit dhe Krujës.

Në Fushë-Krujë dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë e fryrjes ka shkaktuar përmbytjen e rreth 100 hektarë tokë.

Aksi rrugor Kukës - Shishtavec është i bllokuar si pasojë e rrëshkitjeve të dherave dhe trashësisë së borës.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet përkeqësimi i situatës metereologjike në vend. Trashësia e dëborës në jug dhe në pjesën qendrore të vendit do të arrijë në nivelin e 300 m. Qyetet kryesore që do të preken nga dëbora janë : Bajram Curri, Kukësi, Puka, Peshkopia, Bulqiza, Librazhdi, Pogradeci, Korça, dhe Erseka.