"Jemi të shqetësuar për efektin dhe mënyrën e prishjes së Teatrit Kombëtar, me 17 maj, e kritikuar gjërësisht si shkatërrim i një objekti me rëndësi të trashëgimisë europiane duke i dhënë një tjetër goditje mundësisë për dialog dhe kompromis”.
Angelina Eichorst, drejtore e Ballkanit Perëndimor:"Ne dënojmë prishjen e Teatrit Kombëtar. Ne i kemi bërë thirrje të hetojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve".
Geneoveva Calavera, drejtore e Politikave të Fqinjësisë:"Ne sëbashku me europarlamentarët shprehim keqardhjen për prishjen e Teatrit Kombëtar, pavarësisht se bëmë thirrje për dialog. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për shtetin e së drejtës dhe mbrojten e trashëgimisë kulturore që është e drejtë themelore".
Željana Zovko, europarlamentare kroate:"Për shembjen e Teatrit Kombëtar kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Unë mendoj se duhet të monitorojmë procedurën e rindërtimit dhe të kemi një raport nga komiteti i trashëgimisë kulturore".
Më shumë për kritikat e eurodeputetëve për prishjen e Teatrit mund të lexoni ketu, këtu, këtu dhe këtu. Shpërndaje te miqtë
