Sejamini: Mandati i tretë i Ramës, një projekt i madh koncesioni

exit.al 13 Tetor 2020, 21:15

I gjithë projekti i infrastrukturës i propozuar nga Kryeministri Rama në fjalimin e Asamblesë së PS-së është një projekt koncesioni.

“Të gjitha projektet infrastrukutrore që ai ka planifikuar, me përjashtim të hekurudhës Tiranë-Durrës, do të realizohen me koncesione”, kështu u shpreh Neritan Sejamini në emisionin, “Me Pak Fjalë”, në Euronews.

“Rama premtoi ndërtim rrugësh, portesh dhe aeroportesh, një pjesë e të cilave ose tashmë janë dhënë me koncesion, ose pritet të jepen në muajt e ardhshëm, pa u mbylllur ky mandat,” shtoi Sejamini.

Madje, ai theksoi se nëse shohin të shkuarën këto projekte do të përfundojnë në duart e po të njejtave kompani, me kosto më të lartë se tregu.

Prandaj mandati i tretë i Ramës mund të jetë mandati i privatizimit de fakto të gjithë infrastrukturës së transportit të vendit: porteve, aeroporteve, autostradave.

Shpërndaje te miqtë